Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm në mbledhjen online të Asamblesë së PS. Kreu i qeverisë do të udhëtojë në Turqi prandaj nuk do të jetë pjesë e Asamblesë sot në orën 17:30.
Gjithsesi meqënëse Asambleja e PS është “online” nuk përjashtohet mundësia që Rama të bëjë një lidhje direkte dhe nga Turqia, ku të mbajë fjalimin e rastit.
Mësohet se do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ai që do e drejtojë mbledhjen.
Ditën e djeshme u mësua dhe axhenda e Asamblesë ku do të miratohet fillimisht projekt-vendimi për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS më 12 qershor teksa do të diskutohet dhe rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit.
LEXO EDHE:
Zhvillimet në PS – Kush vjen dhe kush ikën në kupolën drejtuese dhe qeveri