Kryesore

Sot mot me diell, rriten temperaturat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:40 - 18/02/21 |
mapo.al

Parashikimi i motit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak





Për dy ditët në vijim, e enjte dhe e premte, vendi ynë pritet të ketë një mot të “këndshëm” me plot diell (pra kthjellët) duke përjashtuar vetëm vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.


Temperaturat do të rriten duke kapur vlerën maksimale 14 gradë celcius në Tiranë dhe Fier.




Megjithatë, vlen për tu theksuar se edhe pse temperaturat e mesditës do të jenë në vlera pozitive ndryshojnë ato të mëngjesit të cilat mbeten ende në vlera negative në një pjesë të madhe të vendit. Në këtë mënyrë duhet patur ende kujdes nga ngricat e forta kryesisht në relievet kodrinore-malore.



Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë kryesisht e lehtë dhe drejtim kryesor veriperëndim – juglindje dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s. Përgjatë vijës bregdetare era do të ndihet më e fortë pasi me rrahje mund të arrijë deri në 7-9m/s.

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas