Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Sot në ditëlindjen e Skënderbeut/ E harron politika e Tiranës, por e kujton ajo e Prishtinës!

by us er1
06/05/2022
in Aktualitet, Kosova, Kryesore, Politika
0

Sot më 6 maj, në ditëlindjen e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, munguan mesazhet e drejtuesve më të lartë të Tiranës, por megjithatë, dikush tjetër u kujtua në Prishtinë. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qenë i vetmi që ka përcjellë një mesazh, me rastin e ditëlindjes së Skënderbeut.

Kryeministri Edi Rama në postimet e tij u fokusua “në punën e madhe që po bëhet në të gjithë vendin”, – siç tha ai, – lidhur me disa investime si pastrimi i plehrave në Gjirokastër, apo për punimet që po kryhen në shesh-rrotullimin afër TEG-ut.

Presidenti Ili Meta, në dy postime gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale tregoi ndër të tjera se ishte takuar me nipin e Ismail Qemalit, si dhe dekoroi një deputet të Parlamentit rumun.

Ish-kryeministri Sali Berisha u fokusua te rikthimi i tij në krye të Partisë Demokratike, duke mbajtur një konferencë të gjatë me gazetarët.

Ndryshe nga politikanët, Ambasada e SHBA në Tiranë ka përcjellë mesazhin e Yuri Kim. “Unë besoj se kurajo dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve të sotëm”. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim, mbi heroin kombëtar dhe luftëtarin më të madh Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili u lind në këtë ditë, 6 maj, në 1405. Sot, ne festojmë historinë dhe trashëgiminë e tij”, shkruhej në mesazh.

Në mungesë të ndonjë mesazhi përkujtimi nga Tirana, për Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka përcjellë një mesazh në profilin e tij Facebook, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Sot shënojmë ditën e lindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai është ikona e identitetit shqiptar, simbol i denjë i gjallërisë së kombit tonë dhe i dëshirës sonë për liri!”, shkroi Kurti.

Edhe pse Kosova ka simbolet e saj, Kurti nuk e fshehu krenarinë për flamurin kombëtar duke e lidhur atë me figurën e Skënderbeut.

“Flamuri i kombit tonë mban edhe sot me krenari simbolikën e tij. Skënderbeu është dëshmia jonë historike për tërë botën se liria është vlera më e rëndësishme e njeriut dhe e popullit. Kur liria cenohet, populli hidhet në luftë çlirimtare me gjithçka ka, paçka fuqisë më të madhe të pushtuesit. Këtë e dëshmuan në shek. XX përpjekjet e kombit shqiptar për çlirim e bashkim kombëtar, veçanërisht epopeja e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Për fat të keq, liria e popujve po rrezikohet sërish në dekadën e dytë të shek. XXI, në një kohë kur dukej se aspiratat për paqen dhe begatinë afatgjatë të kontinentit po bëheshin realitet. Rreziqet ndaj lirisë dhe sovranitetit popullor nuk mungojnë as në rajonin tonë. Prandaj, kujtesa jonë për Skënderbeun, si mbrojtës së lirisë së popullit të tij dhe i Perëndimit në kushtet e shek. XV është aktuale dhe frymëzon veprimtarinë tonë shtetërore e politike”.

Ka ende disa debate mbi ditëlindjen e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, për shkak të dekomuntecioneve të rralla të kohës, megjithatë disa historianë  pajtohen se heroi ynë lindi më 6 maj 1405. /Liberale.al/

Tags: ditëlindjaPolitikaPrishtinëSkënderbeutirane

JU SUGJEROJME

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
Aktualitet

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!

04/07/2022
Putin del hapur në nxitje të radikalëve prorusë në Europë
Analizë

Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp

04/07/2022
REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
Aktualitet

REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës

04/07/2022
Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
Aktualitet

Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër

04/07/2022
Next Post
Vritet një gazetar në Meksikë

Vritet një gazetar në Meksikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
  • Aurela Gaçe tregon se me cilin prej kolegëve nuk flet
  • Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp
  • REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
  • Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In