E përditshmja Mapo ia dedikon titullin kryesor ditën e sotme një prej çështjeve që do të vazhdojë të ngjallë debat edhe në sezonin e ri politik.
Bëhet fjalë për pikëpyetjet nëse vetingu është një proces i pastër dhe i ndershëm.
Pikërisht atëherë kur ishte menduar se gjërat janë për vije, ankimimet e ndërkombëtarëve kanë nisur të hedhin hije dyshime ndaj procesit.
Si çdo të enjte, këtë herë vjen suplementi i sportit, me lajme dhe të dhëna interesante nga bota e futbollit.
Debati për çështjen e kufijve në Kosovë vazhdon të zërë një pjesë të rëndësishme të gazetës Mapo në print.
Karikatura e ditës shkon për debatin e vazhdueshëm në Tiranë: Nëse duhen lejuar ambulantët që të shesin ku të mundin në kryeqytet.