Në numrin e sotëm e përditshma “Mapo” vjen me një mori shkrimesh mjaftë interesant të zhvillimeve më të fundit në vend dhe botë.
Apertura e sotme e gazetës i kushtohet sërish debatit mjaftë të madh në lidhje me audiopërgjimin në Strasburg, për të cilin kanë nisur hetimet.
Sipas këtij shkrimi, Strasburgu i ka dërguar qëndrimin e tij qeverisë shqiptare për të cilin konstaton se ka një ‘qasje të papërshtatshme’ nga ana e qeverisë me çështjet e pronave private.
Një tjetër artikull i rëndësishëm është ai që flet për reagimin kritik më të fundit të Bashkimit Europian, në lidhje me marrëveshjen Itali-Shqipëri, ku kjo e fundit u zotua për marrjen e të paktën 20 emigrantëve.
Polemikat kosovare për debatin mbi korrigjimin e kufirit me Serbinë, mes Blerim Latifit dhe Baton Haxhiut, janë një tjetër artikull interesant në numrin e sotëm të “Mapo”-s, duke sjellë një pasqyrim të zhvillimeve në Rajon e Kosovë.
Suplementi i përjavshëm i dedikohet “MAPO SPORT”, me ngjarjet më të fundit në sportin shqiptar dhe atë botëror.
Karikatura e përditshme e Bujar Kapexhiut, që vjen sot në “Mapo”, flet edhe ajo për problematikën në sportin sëhqiptar dhe më konkretisht për sigurinë në stadiumet tona.
Komente dhe analiza, si dhe shumë shkrime interesante nga vendi dhe bota shoqërojnë edhe sot numrin e të përditshmes “Mapo” të cilin ju ftojmë ta shfletoni për më shumë informacione./Mapo.al/