Si çdo të hënë, në të përditshmen Mapo vjen shtojca Mapo Universitet.
Këtë herë, në shkrimin kryesor flitet për përgatitjet e dekadës së dytë të Universitetit Europian të Tiranës.
Komunikimi për publikun nga UET këtë herë vjen nga ish-studentët dhe studentët e universitetit.
Edhe drejtuesi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, Edi Vlusha, është ish-student i UET.
Ai ka studiuar në degën Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikim dhe prej 3 vitesh tashmë ka një pozicion drejtues në universitetin ku ka studiuar.
Kjo është periudha kur maturantët në të gjithë vendin janë nën ‘ethet’ e marrjes së një vendimi në lidhje me të ardhmen e tyre profesionale, tanimë pas shpalljes së rezultateve për aplikimet që kanë bërë në raundin e parë.
Interesant është fakti se shumë ekselentë vazhdojnë të besojnë studimet e tyre tek UET.
Ndiqini më poshtë shkrimet e këtij suplementi:
http://www.mapo.al/ne-pergatitje-te-uet-per-dekaden-e-dyte-komunikimi-per-publikun-vjen-nga-ish-studentet-dhe-studentet/
http://www.mapo.al/maturantet-ekselente-i-besojne-uet-studimet-e-tyre/