Duke filluar nga sot në orën 17:30, deri të hënën në mëngjes, gjithçka në vend do të jetë e mbyllur.
Furrat e Bukës, farmacitë dhe të gjitha bizneset e tjera nuk do të hapen të shtunën dhe të dielën. Fundjava do të jetë në izolim në Shqipëri.
Do të lejohet të lëvizin vetëm disa kategori automjetesh, ndërsa edhe marketet do të qëndrojnë të mbyllura deri të hënën në mëngjes.
Duke nisur nga data 27 prill, në vend, hapen dyqanet e pakicës dhe një sërë biznesesh të tjera. Pritet që edhe këtë fundjavë të lejohet të dalin gjatë paradites pensionistët dhe nënat me fëmijë, por ende nuk ka një vendim nga kryeministri Edi Rama.