Kryesore

Sot progres-raporti i BE, nesër Verhelyi në Tiranë-takime me Ramën, Bashën dhe Metën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:07 - 06/10/20 |
mapo.al

Brukseli do të publikojë sot (e martë, 6 tetor) progres-raportin për Shqipërinë, lidhur me ecurinë e procesit të integrimit në BE, vitin e fundit.






Qeveria mbetet në pritje të një tjetër rekomandimi pozitiv për të nisur bisedime për anëtarësim në BE, por sipas të dënave nuk pritet shumë në këtë drejtim, madje mund të kemi një ndarje të rrugëtimit të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në këtë proces.


Konferenca e Parë Ndërqeveritare pritet të zhvillohet me Maqedoninë e Veriut këtë vjeshtë, por jo edhe me Shqipërinë.







Megjithatë, fjalën e fundit do ta thotë progres-raporti i BE, i cili shërben si dritë jeshile për më tej. Që prej vitit 2018 paketa e zgjerimit publikohej në pranvere por këtë herë për shkak të pandemisë së koronavirusit, komisioni europian ka vendosur publikimin e saj në fillim të muajit tetor.



Paketa përfshin analizën vjetore të procesit të zgjerimit si dhe raportet e detajuara për progresin që vendet kandidate kanë bërë në lidhje me integrimin në Bashkimin Europian.



Vetë komisioneri i zgjerimit Oliver Varhelyi do të vizitojë Tiranën 24 orë pas publikimit të progres-raportit. Komisioneri i BE do të nisë vizitën në Tiranë ditën e mërkurë, 7 tetor. Ai do të ketë takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e opozitës, Lulzim Basha si dhe presidentin Ilir Meta. Ndërsa në orën 16:00, komisioneri i BE do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me një fjalim.

Komisioneri për Zgjerim do të takojë gjithashtu edhe drejtuesit e vettingut.

Oliver Varhelyi  do të vizitojë rajonin këtë javë për të prezantuar Raportet Vjetore WB6 & Planet Ekonomike / të Investimeve. Ai do të jetë në Tiranë – në orën 7.10 pasdite, ku do t’i drejtohet Parlamentit dhe të takohet me Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Ai gjithashtu do të takohet me kryetarin  e PD-së Lulzim Basha dhe organet e vettingut“, shkruan ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Detyrat
Gjatë vizitës së tij, Varhelyi nuk do të fokusohet vetëm tek integrimi, por edhe tek Plani Ekonomik dhe i Investimeve të Komisionit Evropian që pritet të publikohet po në 6 tetor. Nuk priten surpriza të mëdha nga progres raporti. Për të disatën herë ai ka qenë pozitiv, por do të jenë vendet anëtare të BE-së, ato të cilat në dhjetor do të vendosin nëse do të mblidhet konferenca ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë. Shqipërisë i janë lënë detyra që ende nuk i ka përmbushur, si ngritja dhe funksionimi i Gjykatës së Lartë e asaj Kushtetuese, ndëshkimi i krimeve zgjedhore apo një reformë elektorale konsensuale.

Tur takimesh në rajon
Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi do të zhvillojë një tur takimesh në Rajonin e Ballkanit. Ai do të vizitojë pesë shtete aspirante për t’u anëtarësuar familjen e madhe europiane. Ai do të vizitojë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën, përgjatë një agjende dy ditore.

1


Etiketa: , , ,

Pas