Arkiva 2

Sot protesta te Teatri, Leshaj mbledh krerët e policisë: Angazhoni 1000 efektivë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:10 - 18/05/20 |
mapo.al

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë së Tiranës, pak orë para zhvillimit të protestës te teatri.


Gazeta Mapo mëson se Lleshaj u ka kërkuar policëve që të mos reagojnë, për të shmangur përplasjet. Gjithashtu Ministri i Brendshëm ka kërkuar që rreth 1000 policë të angazhohen për protestën, përfshirë edhe RENEA-n.


Në taracën e Ministrisë së Brendshme do të qëndrojnë snajperat. Nëse do të ketë përshkallzim të protestës, do të përdoret edhe gazi lotsjellës.


Ashtu si në çdo protestë në terren do të jenë edhe policët civil. Ndërkohë sot policia ka bllokuar hyrjet në Tiranë, me argumentin se është zonë e kuqe, por burime policore shprehen se aksioni ka ardhur për të mos lejuar që qytetarët të marrin pjesë në protestë.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas