Aktualitet

Sot seanca e parë, Salih Mustafa del para Prokurorëve të Specializuar në Hagë







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:48 - 28/09/20 |
mapo.al

Ish-shefi i inteligjencës së FSK-së dhe ish-epror i UÇK-së, në Zonën e Llapit, Salih Mustafa këtë të hënë do të dalë për herë të parë para gjyqtarit të procedurës paraprake në Hagë.


Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se Mustafa seancën e parë me Prokurorët e Specializuar do ta ketë në orën 15:00.


Paraqitja e parë e Mustafës do të jetë në seancë publike dhe mund të ndiqet live në faqen e Gjykatës Speciale. Mustafa u bë emër i njohur ditën kur u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe u transferua në Qendrën e paraburgimit në Hagë.



Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe arrestimi i tij është bërë më 24 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ku u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në të njëjtën ditë.


Aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare.



Etiketa: , , ,

Pas