Aktualitet

Sot seancë parlamentare dhe protestë simbolike






               Publikuar në : 08:52 - 16/05/19 |
mapo.al

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 për të votuar disa projektvendime dhe projektligje. Në rend të ditës janë për tu votuar raporti i INSTAT, raporti i Agjencisë së Prokurimeve Publike, por edhe dekreti i Presidentit për ligjin e vetingut në polici. Meta nuk i votoi ndryshimet në ligj të propozuara nga Sandër Lleshaj dhe sot parlamenti pritet të votojë pranimin e dekretit, ose rrëzimin e tij.


Ndërkohë të rinjtë e Partisë Demokratike dhe LSI-së, kanë paralajmëruar një protestë simbolike. Pritet që të vendosen disa parulla jashtë parlamentit. Nga ana e saj policia nuk ka marrë masa të shtuara, pasi nuk është parashikuar të ketë incidente.


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas