Aktualitet

Sot Shqipëri-Angli pa tifozë/ Policia plan masash për mbarëvajtjen e ndeshjes














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:34 - 28/03/21 |
mapo.al

Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Angli që do të luhet sot në orën 18:00 në stadiumin Air Albania. Bizneset e vendosura në stadiumin ‘Air Albania’ do të mbyllen para ndeshjes dhe do të qëndrojnë të tilla deri në përfundim të saj.






Ndryshe nga ndeshjet e tjera, kësaj here rrugët nuk do të bllokohen, ndërsa rrugët rreth stadiumit do të bllokohet vetëm në momentin e mbërritjes së lojtarëve në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja do të luhet pa tifozë për shkak të pandemisë si pjesë e masave kufizuese për të shmangur përhapjen e infektimit.


Sigurimi i perimetrit të jashtëm të stadiumit ‘Air Albania’ për shkak të bizneseve u bënë objekt përplasje mes policisë së shtetit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.







Kjo e fundit fillimisht ka bërë publike një letër të policisë së Tiranës, e cila nuk merrte përsipër organizimin e ndeshjes së kombëtares kundër Anglisë, me arsyetimin se strukturat e vendosura jashtë stadiumit nga bizneset cenojnë standardet e sigurisë.




Lajmi u përgënjeshtrua nga Policia e Shtetit, e cila tha se masat janë marrë ndërsa u vendos mbyllja e bizneseve para zhvillimit të ndeshjes deri në përfundim të saj.



Në lidhje me pjesëmarrjen e tifozëve gjatë ndeshjes Shqipëri-Angli, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku i kërkon lejimin e tyre në masën 30%, por kjo kërkesë u refuzua.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas