Aktualitet

Sot shqiptarët me dorë në zemër, luajnë dy kombëtaret e futbollit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:14 - 07/09/19 |
mapo.al

Dy kombëtaret shqiptare të futbollit, Shqipëria dhe Kosova, zbresin sot në fushën e blertë në dy ndeshje vendimtare për eleminatoret e Euro 2020. Djemte e ekipit kombëtar do të luajnë kundër Francës në orën 20 e 45, në “Stade de France”, dhe përballja do të transmetohet nga RTSH dhe Supersport. Edhe pse specialistët nuk i kanë dhënë asnjë shans fitores së kombëtares tonë, duke e kuotuar me koeficientin 21, sërish trajneri Edi Reja ka deklaruar se do të bëjnë maksimumin. Reja është shprehur se prioriteti kryesor do të jetë mosbërja e asnjë gabimi, pasi sado pak hapësirë t’u lihet lojtarëve si Grizman, do të ishte fatale. Mendohet se formacioni ynë do të jetë me; Strakosha, Ismajli, Mavraj, Hysaj, Gjimshiti, Binjaku, Ramadani, Bare, Abrashi, Balaj dhe Uzuni.




Ndërkohë, Francës i mungojnë 4 lojtarë të rëndësishëm, si Pogba, Mbape, Kante apo Laport. Sërish, në fushë do të jenë yje si Grizman, Zhiru, Matuidi, Koman, etj. Shqipëria është në Grupin H të eleminatoreve për Europianin e vitit të ardhshëm dhe ka 6 pikë. Grupin e kryeson Franca, dhe me pikë të barabarta vijnë Turqia dhe Islanda. Kombëtarja jonë do të luajë edhe me Islandën, pas 3 ditësh, në Elbasan Arena.


Po sot, zbret në fushë kombëtarja e Kosvës, në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ka pritshmëri të madhe për përfaqësuesen kosovare që deri tani ka shkëlqyer edhe me lojë edhe me rezultate. Përballë edhe ekipi çek. Ndeshja nis në orën 3. Trajneri zviceran i Kosovës, ka kërkuar impejnimin maksimal të ekipit dhe kërkon patjetër 3 pikë. Edhe pse ka thënë se ceket janë shumë të fortë, dhe kosovarëve u duhet një lojë e cmendur. Lajmi i keq është se ekipit të Kosovës i mungojnë lojtarët kyc, si Rashica apo Zeneli. Kosova ndodhet në një grup të vështirë për këto eleminatore, e megjithatë, me 5 pikë të marra deri tani, ka arritur të lërë pas në renditje Malin e Zi dhe Bullgarinë, ndërsa me vetëm një pikë më shumë kryesojnë Anglia dhe Cekia. Me 10 shtator, dardanët do të luajnë në Wembley përballë Anglisë.

 

 

 

 

 


Etiketa: , , ,

Pas