Aktorja dhe moderatorja Jonida Vokshi feston sot 35 vite jetë. Bukuroshja e ekranit duket se këtë ditë është zgjuar nga urimi i ëmbël i bashkëshortit, Besnik Krapi.
Edhe krejt botën me ta jep dhuratë prap hupi, masi ma ke dhuru Emin. Jom dorëzu. Gjith je në avantazh! Lutem që kur Emi e feston 35 ke me qenë e bukur njëjtë si sot e kena m’u dasht hala ma shumë se sot! Të dua e Urime.”, ka shkruar aktori krahas fotos me Jonidën.
Kujtojmë se Jonida është bërë pjesë e ekranit në një moshë shumë të re dhe duhet thënë se është ndër vajzat e televizionit që nuk ka prekur asgjë në portret që nga fillimi i karrierës. Jo më kot është cilësuar si një nga moderatoret e aktoret më simpatike dhe vazhdon ende të mbajë këtë titull që është bërë nënë e një vajze.
Për sa i përket jetës private kujtojmë se më 18 qershor të vitit që lamë pas, çifti Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë.
Çifti i vendosi vajzës emrin Emi dhe përgjatë kësaj kohe kanë shpërndarë foto të shumta kushtuar vogëlushes.
Ndyshe nga nënat e tjera të njohura, ajo nuk ka ngurruar që të shpërndajë edhe foto të plota të portretit të vogëlushes.
Emi u ka ndryshuar jetën çiftit, gjë që ato e tregojnë këtë shpeshherë nëpërmjet fotove dhe dedikimeve që shpërndajnë në rrjetet e tyre sociale.