Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

SOT VENDIMI/ Gushti i kandidatëve, nis në PD selektimi i emrave

by mapo.al
03/08/2020
in Kryesore, Politika
0

Partia më e madhe në Opozitë kalon në fazën e dytë të përzgjedhjes së kandidatëve për Parlamentin dhe Bashkitë. Ngrihet sot komisioni i vlerësimit te figurave, me thelemues të PD dhe anëtarë nga shoqëria civile. Mijëra propozime kanë mbërritur nga degët e demokratëve.

Deri me 30 korrik, anëtarët e Partisë Demokratike ne 71 degët brenda vendit, kanë propozuar emrat që ata duan për përfaqësuesit politikë në zgjedhjet politike dhe lokale. Burime zyrtare bëjnë me dije për gazetën Mapo, se duke qënë se degët kanë nxjerrë dhjetra emra, ne selinë qendrore mund të kenë mbërritur mbi 2 mijë e 500 propozime.



Me këtë, është mbyllur faza e parë e parashikuar në udhëzimin e miratuar nga kryesia pak javë me parë. Sot do të mblidhen dy forumet kryesore drejtuese Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, ku do të konstituohet dhe do nisë nga puna Komisioni i Vlerësimit të Figurave, që do të procedojë me selektimin e emrave të ardhur. Komisioni përbëhet nga 5 anëtarë.

Dy prej tyre janë zbuluar tashmë në media, janë themeluesit Besnik Mustafaj dhe Genc Ruli. Ndërkohë, tre të tjerët pritet të jenë funksionarë të PD dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Lista që do të dalë prej Komisionit të Vlerësimit do ti nënshtrohet një tjetër filtri, atij të figurës dhe integritetit. Kujtojmë se kriteret e shpallura në udhëzim nga PD janë shumë të ashpra, ku përfshijnë verifikimin e pasurisë dhe të së shkuarës. Më tej, emrat që mbeten nga këto faza, i shkojnë sërish degëve, dhe i nënshtrohen votimit final me parimin, një anëtar-një votë.

Në Shtator, bësohet se në PD do të jenë emrat zyrtarë të konfirmuar për betejat elektorale të vitit që po vjen. Demokratët e dinë se jo të gjithë të propozuarit do të behen deputetë ose kryetarë bashkie. Po me këtë proces dhe me këtë selektim do të krijohet baza më e mirë e burimeve njerëzore për qeverisjen nesër dhe PD do të ketë gati njerëzit për të marrë detyra dhe përgjegjësi publike.

Njoftimi dje i PD
Gushti do të jetë një muaj aktiv për PD. Demokratët do të vijojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, finalizimin e programit qeverisës dhe përgatitjes së strukturave për zgjedhjet.

Nesër (sot) paradite demokratët do të mbledhin forumet më të larta vendimarrëse, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të PD, të cilët do të vendosin për ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve. Komisioni do të ketë 5 persona në përbërjen e tij dhe do të asistohet nga Sekretariati ndihmës i Komisionit i përbërë nga dy persona.

Modeli i konservatorëve britanikë, të cilët kanë asistuar PD, së bashku me republikanët amerikanë dhe CDU e Angela Merkel, u votua në Kuvendin Kombëtar të demokratëve në ndryshimet statutore.
Komisioni i Vlerësimit, si një strukturë e besueshme dhe me integritet, do të bëjë seleksionimin e kandidatëve të propozuar për deputetë.

Deri tani janë zbuluar emrat e dy prej themeluesve të PD, Genc Rulit dhe Besnik Mustafajt, të cilët do të jenë pjesë e këtij procesi unik, që ndodh për herë të parë në Shqipëri. Instituti Republikan Amerikan IRI, konservatorët britanikë, CDU dhe forcat politike të PPE që kanë ndihmuar PD për këtë proces, duan ta shndërrojnë atë në model të demokratizimit të forcave politike për gjithë rajonin.

Propozimet e tjera ende nuk janë bërë publike, por Komisioni është konceptuar që të ketë në përbërje jo vetëm ish-drejtues të lartë të PD, por edhe personalitete të shoqërisë civile dhe medias, përfaqësues të botës akademike, etj.

Ky Komision bën vlerësimin e çdo kandidati, nëse përmbush apo jo kriteret e parashikuara me detaje në udhëzimin për funksionimin e procesit. Korpusi i njerëzve me influencë, me mbështetje, me aftësi në fusha të ndryshme, që do të përzgjidhen nga Komisioni, do t’i shkojnë më pas për votim anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Nga procesi 6 javor i propozimit të emrave, janë identifikuar një numër i lartë kandidatësh në të 12 qarqet, ku bien në sy se, krahas emrave të njohur, ka shumë emra jashtë strukturave të partisë, kryesisht nga bota akademike dhe shoqëria civile. Sipas burimeve nga selia blu kjo do të thotë se interesi i demokratëve është identifikimi dhe përzgjedhja e ekipit më të mirë për të fituar zgjedhjet parlamentare dhe formuar qeverinë e re.

Kandidatët demokratë të Shkodrës
News 24 ka publikuar një listë të propozimeve të PD dega Shkodër të kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie. Kjo listë tashmë zyrtare përbëhet në total nga 150 emra që kanë ardhur si të propozuar nga baza. Ndër 150 vetë ka një listë me 11 emra që janë ndër më të propozuarit në më shumë se 20 grupseksione nga 38 që ka PD në Shkodër.

Ndër 11 më të propozuarit sipas rendit alfabetik janë Arben Lushaj, ish deputeti Bardh Spahia, Benardeta Syku nënkryetare e FRPD, nënkryetarja e PD Shkodër dhe ish kryetare e këshillit të qarkut Greta Bardeli, ish-deputeti Helidon Bushati aktualisht anëtar i Komisionit të Autoritetit të Konkurencës, ish deputetja Izmira Ulqinaku, Ndoc Ashta, ish deputeti më përpara dhe ish kryetar i PD Shkodër Ramiz Çobaj, ish deputeti Romeo Gurakuqi, kryetarja në detyrë e bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhe ish kryetari i këshillit bashkiak të Shkodrës Xhemal Bushati.

Në listën e më të propozuarve mungon ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe ish-deputeti dhe ish-kryetari i bashkisë, Lorenc Luka, por ata janë në listën e përgjithshme me 150 emra.

Tags: Kandidatet per deputetekeshilli kombetarkryesia e pdLulzim Basha

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
Kryesore

Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike

09/03/2023
Next Post
“Thirrja e fundit”

“Thirrja e fundit”

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In