Sot votohet – Kush do të jetë pasuesi i Angela Merkel?

“Një parti popullore e qendrës”: Kancelarja Angela Merkel e thotë këtë e po ashtu edhe kryetarja e partisë Annegret Kramp-Karenbauer. Tingëllon inkurajues dhe përbetues ky mesazh. Prej dy dekadash partia kristiandemokrate (CDU) drejtohet nga gra periudhën më të gjatë, nga Angela Merkel dhe 25 muajt e fundit nga Annegret Kramp-Karrenbauer. Në fjalimet e tyre të premten në mbrëmje të dyja bënë një retrospektivë. Ndërsa sot, pason votimi për zgjedhjen e njërit prej tre kandidatëve.

Kancelarja, në një fjalim prej 15 minutash drejtuar përmes videos 1001 delegatëve të kongresin digjital – sikurse është tipike për të – iu referua statistikave me një vështrim të shpejtë ndaj zhvillimeve golabe në 15 vjetët e saj si kancelare, por ajo nuk tha asnjë fjalë për tërheqjen e Kramp-Karrenbauer-it nga kryesimi i partisë. Fjalimi i kryetares së partisë u përqendrua disi më shumë tek vendimi për pasuesin, që ende mbetet i hapur. “Të mbështesim me vendosmëri kryetarin e ri, të qendrojmë të bashkuar”, apeloi Kramp-Karrenbauer.



Armin Laschet, Friedrich Merz, Norbert Röttgen janë tre konkurruesit për të pasuar Kramp-Karrenabauer. As Merkel dhe as Kramp-Karrenbauer nuk janë shprehur në mënyrë eksplicite se cilin prej kandidatëve preferojnë.

Ndonëse në kongresin virtual të CDU-së zyrtarisht nuk synohet zgjedhja e pasuesit të Merkelit. Por në të luftohet vetëm për kryesinë e partisë. Por meqënëse në sondazhet e fundit unioni konservator rezulton të jetë me distancë partia më e fortë, çështja e kancelarit automatikisht do të mendohet: Ai që do të jetë kryetari i CDU-së, parimisht duhet të jetë i përshtatshëm edhe për të qenë kandidati për kancelar.

Burrat katolikë nga landi i Renanisë Veriore-Vestfalisë

Tre kandidatë janë në garë për kryetar partie dhe duan të pasojnë kryetaren Annegret Kramp-Karrenbauer. Ata janë: Ish- kryetari i grupit parlamentar të CDU-së Friedrich Merz, kryeministri i landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë Armin Laschet dhe eksperti i politikës së jashtme në CDU, Norbert Röttgen.

Ajo që kanë të tre të përbashkët është, se janë të tre katolikë dhe me familje e vijnë nga i njëjti land, Renania Veriore-Vestfalia. Që të tre janë polikisht për të ndjekur një kurs të qendrës me synimin që CDU-ja të përkufizohet qartazi dhe të mos ketë anim as djathtas nga AfD dhe as majtas nga partitë e majta.

Po ashtu që të tre ndajnë shqetësimin për të ardhmen e partisë së tyre, që shpesh mbetet pas në sfondin e ndryshimeve sociale. Ata kërkojnë më shumë digjitalizim dhe më shumë mbrojtje të klimës, duke e lidhur këtë fort me një ekonomi të fuqishme.

Politologu nga Trieri, Uwe Jun, përmbledhtasi dallimet mes të treve i formulon: “Merz është më shumë për konturimin e qartë të partisë, Laschet për tërheqjen e elektoratit të saj të qendrës politike, Röttgen për ripërtëritjen e partisë”.

Një vazhdimësi pa shkëputje nga politika e Merkelit me gjasë mund ta ofrojë Laschet. Merz, i cili në garën për kryesinë e partisë para gati dy vjetësh humbi me fare pak diferencë ndaj Kramp-Karrenbauer, me gjasë do ta ndryshojë partinë. Ai ka bërë thirrje në parti, që të shkëputet prej hijes së Merkelit.

Ndonëse kancelarja i ka sjellë rezultate të mira partisë me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, sipas Merz: „Më 26 shtator ne nuk do të zgjidhemi falë së shkuarës, po me pritshmëritë dhe shpresat për të ardhmen”.

Por sidoqoftë kur gjermanët do të zgjedhin në vjeshtë Bundestagun e ri (parlamentin), Angela Merkel do të lerë pas 16 vjet në postin e kancelares. Ajo ka parë presidentët e SHBA-së të shkojnë e vijnë, pesë kryeministra britanikë dhe shtatë kryeministra italianë. Përgjatë shumë krizave të kësaj periudhe ajo konsiderohej si shkëmb graniti përballë krizës europiane të borxheve shtetërore e deri më sot tek pandemia e koronavirusit. Pra kushdo qoftë pasuesi i Merkelit, atij do t’i duhen përpjekje të mëdha për të ecur në gjurmët e një nivelit të tillë.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252