SPAK do të zgjedhë sot kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pasi përfundoi procesi i vettingut. Emrat mes të cilëve do të zgjidhet kreu i BKH janë: Aisa Hajnaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.
SPAK do t’i dergojë një emër KLP, që pritet të mbajë një mledhje ditën e hënë dhe të fusë në rend të ditës emërimin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kreu i BKH kaloi nëpërmjet një procesi ku u përdor edhe makina e së vërtetës.
Burime prane SPAK bëjnë me dije se, ka filluar një mbledhje me dyer të mbyllura në 12.30 dhe do të ketë një njoftim për emrin që do të përzgjidhet. Për herë të parë kreu i BKH do të jetë i ngjashëm me FBI për hetimin e krimeve, gjurminin e parave dhe të të paprekshmëve. BKH është plotësim i SPAK dhe oficerët e BKH do të kordinojnë me SPAK çdo hetim.