Aktualitet

Spahia denoncon me video: Në Lezhë s’ka borëpastruese, rruga ka ngrirë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:23 - 13/02/21 |
mapo.al

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka denoncuar me video problemet në rrugën kombëtare në Lezhë.






Spahia thotë se në këtë aks i cili tashmë është ngrirë nga ulja e temperaturave, nuk ka borëpastruese apo mjet që hedh kripë.


Sipas Spahisë, Rama i ka lënë në baltë qytetarët ndërkohë që vetë thotë se paguan 20 milion euro për mirëmbajtjen e aksit të Veriut.







STATUSI NGA BARDH SPAHIA
Pamjet nuk janë në malësinë e Pukës, Kjo është rruga kombëtare në Lezhë, e ngrirë nga ulja e paralajmëruar e temperaturave. Nuk ka asnjë borëpastruese, asnjë mjet që hedh kripë.



🔴 Makinat mezi ecin në ketë rrugë për të cilën Edi Rama thotë se paguan 20 milionë euro për mirëmbajtjen e aksit të Veriut. Ka dështuar të sigurojë për rrugët edhe standardin e Kosovës, ku çdo segment është nën kontroll, pavarësisht sasisë së dëborës.

🟣 Kur qytetarëve u duhet që qeveria të tregojë se taksat nuk shkojnë dëm, Edi Rama i lë në baltë qytetarët në qarkun e Shkodrës dhe në të gjithë Shqipërinë. Edi Rama nuk do t’ia dijë për qytetarët.

💙 Është koha të ndryshojmë!

1


Etiketa: , , ,

Pas