Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka një përgjigje për kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Spaho i kujton punën që kryeministri Edi Rama ka bërë në 7 vjet, duke e akuzuar këtë të fundit se ka paguar 3 miliarde euro për oligarket në 7 vjet.
Sipas Spahos, në 7 vite oligarkët kanë marrë dhe ndarë me Ramën dhe ministrat e tij 3 miliardë euro koncesione.
“Ky është fakt që nuk ka video dhe film 3D, që e mbulon dot. Sikundër e dinë po aq mirë të gjithë shqiptarët, se kullat që mbijnë çdo ditë në Tiranë, nuk pastrojnë vetëm paratë e drogës, por dhe milionat e vjedhura nga xhepat e shqiptarëve me koncensionet dhe PPP-të e Rilindjes dhe oligarkëve”,-shprehet Spaho.
Këto ditë ka patur replika të forta mes opozitës dhe mazhorances, të cilat lidhen me se shumti me listat e hapur dhe koalicionet.
Statusi i Edmond Spahos:
Në 7 vite oligarkët kanë marrë dhe ndarë me Ramën dhe ministrat e tij 3 miliardë euro koncesione. Ky është fakt që nuk ka video dhe film 3D, që e mbulon dot. Sikundër e dinë po aq mirë të gjithë shqiptarët, se kullat që mbijnë çdo ditë në Tiranë, nuk pastrojnë vetëm paratë e drogës, por dhe milionat e vjedhura nga xhepat e shqiptarëve me koncensionet dhe PPP-të e Rilindjes dhe oligarkëve.