Aktualitet

Spaho: Qeveria i theu në besë, u tha ‘ndalni protestën se s’do ketë arrestime’





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:34 - 02/04/18 |
mapo.al

Deputeti demokrat Edmond Spaho thotë se është qeveria ajo që shkeli marrëveshjen që kishte vendosur me protestuesit. Gjatë protestës para drejtorisë së policisë së Tiranës, Spaho tha se ishte rënë dakord që të pezullohej protesta në rrugën e Kombit, dhe të mos kishte arrestime.


“Këtu nuk bëhet fjalë për rregulla dhe ligje, po ka patur një akord mes qeverisë dhe protestuesve që të pezullohej protesta në rrugën e Kombit, të mos arrestoheshin njerëz, të hynin në dialog me autoritetet vendore për të gjetur një zgjidhje. Për fat të keq qeveria e theu këtë marrëveshje në mirëbesim mes palëve dhe gjatë natës arrestoi 23 veta që ju tashmë e dini. Nëpërmjet veprimeve të dhunshme me forca speciale, a thua se po kapnin kriminelët më të mëdhenjtë e këtij vendi që po bredhin të lirë. Qytetarët janë të vendosur që ata të lirohen”, tha Spaho.


Spaho tha më tej se protesta do të vijojë deri në lirimin e të arrestuarve, dhe madje do të rritet, pasi dot ë ketë solidaritet dhe nga rrethet e tjera të vendit.


“Protesta do të vijojë derisa të lirohen, ose këtu në Tiranë, ose në Kukës, madje të jeni të sigurtë që do të rritet dhe solidariteti nga rrethet e tjera të vendit për të liruar këta qytetarë që protestuan për të drejtën e tyre. Ne nuk synojmë dhe nuk është në natyrën tonë që të përdorim akte të dhunshme. Protesta është e qetë pasi ata duan vetëm të shprehin kërkesat e tyre që të lirohen të arrestuarit”, vijoi ai.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas