Aktualitet

SPAK aksion anti-drogë në Lezhë, mes të arrestuarve edhe 5 policë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:59 - 20/10/21 |
mapo.al

Një operacion anti-drogë me urdhër të prokurorisë së posaçme është duke u zhvilluar në qarkun e Lëzhës. Janë lëshuar 20 urdhërr-ndalime mes të cilëve edhe për 5 efektivë policie.






Burime bëjnë me dije se deri tani janë arrestuar 9 persona dhe po punohet për kapjen e 11 të tjerëve. Mësohet se grupi kriminal merrej me kultivimin e kababisit, kryesisht në zonat malore të Lezhës.


Lënda narkotike trafikohej dhe shitej në vendet e Bashkimit Europian.







Forcat operacionale kanë kryer kontrolle edhe në qytetin e Durrësit, Rrëshenit dhe Pukës për arrestimin e personave të dyshuar.




Në orët në vijim, SPAK pritet të dalë me një njoftim zyrtar, mbi numrin e personave të arrestuar dhe rolin e secilit prej tyre në këtë aktivitet kriminal.

Ky operacion vjen pak ditë pas vrasjes së nënkomisartit Saimir Hoxha. Ai u qëllua për vdekje nga i riu Aldi Rama teksa po kthehej pas asgjësimit të një parcele me kanabis në zonën e Kune Vainit në Lezhë./ABC/

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas