Pas operacionit të SPAK në Gjykatën e Krujës, policia ka shkuar në banesën e gjyqtares Enkeleida Hoxha, për të ushtruar kontroll dhe sekuestruar dokumente.
Banesa e saj ndodhet në lagjen Komuna e Parisit në Tiranë.
Gjithashtu mësohet se janë ushtruar kontrolle dhe në banesat e personave të tjerë ndaj të cilëve gjykata ka firmosur masën e sigurisë arrest me burg.
Po kështu janë ushtruar kontrolle dhe janë sekuestruar dosje edhe në ambientet e Gjykatës së Krujës.
SPAK arrestoi sot gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha, pasi po përgatiste lirimin e një të dënuari për vrasje.
Gjyqtarja Hoxha ka qenë prej një kohe të gjatë në vëzhgim pas lirimit të ish-anëtarit të Bandës së Durrësit Endrit Dokle dhe Genc Tafilit, ndërsa ILD kishte përgatitur shkarkimin e saj në KLGJ.
LEXO EDHE:
SPAK mësyn Gjykatën e Krujës – Në pranga gjyqtarë, avokatë dhe bashkëpunëtorë