Thursday, March 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

SPAK çon në gjyq të fortin e “Myslym Shyrit”, Gjergj Cukalin dhe nipin e Nehat Kullës

by us er1
13/05/2022
in Aktualitet, Kronika, Kronikë, Kryesore, Shqipëria
0

Nuk ka surpriza, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq të që njihet si i forti i “Myslym Shyrit”, Gjergj Cukalin. Hetimet janë mbyllur edhe për vëllezërit Ermond dhe Enver Jakimi pas tentativës për vrasjen e Gjon Menës me eksploziv në Kamëz vitin e kaluar.

Kujtojmë së pjesë e grupit kriminal janë edhe nëntë persona të tjerë për arsenalin e armëve që u gjetën asokohe në Tiranë që furnizonin killerat.



Historia tashmë është e njohur për qytetarët nëpërmjet medias ku është sqaruar se Cukali u dha fillimisht një pagesë paraprake prej 10 mijë eurosh, dy vëllezërve për ekzekutimin e Menës. Të dy ata blenë një automjet “Fiat”, me të cilin ndoqën shënjestrën për disa kohë. Ermond Jakimi ishte personi që vendosi lëndën plasëse në makinë. Së bashku me vëllanë tjetër, Enverin, të dy pritën derisa Gjon Mena iu afrua makinës dhe e shpërthyen lëndën plasëse me telekomandë.

Nëse gjithçka për ta do të shkonte me sukses, vëllezërit Jakimi do të merrnin nga Cukali edhe një shumë tjetër prej 30 mijë eurosh, por tashmë do të përballen me drejtësinë. Mes personave që do të përballen me drejtësinë është edhe Akil Kulla. Ai është nipi i Nehat Kullës, i cili njihej si një nga krerët e bandave kriminale në vitin 1997, ndryshe
“Gjenerali”.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.52 të regjistruar në datën 10.02.2021, ka dërguar per gjykim kërkesën, kundër të pandehurve:

  1. Gjergji Cukali, i akuzuar për kryerjen e veprave penaletë “Vrasjes me paramendim” për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Gj. M., ndodhur në datë 09.02.2021, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit Gjergj Cukali, Ermond Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, si dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupit të Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
  2. Enver Jamaku, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:
  3. “Vrasjes me paramendim” për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Gj. M., ndodhur në datë 09.02.2021, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit Gjergj Cukali, Ermond Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, si dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupit të Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
  4. “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë, për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. B., datë 10.2019, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit Blendi Deda, Flor Abazi, Paris Prenga, Ermond Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Grupi i Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
  5. “Kanosjes së gjyqtarit”, të datës 09.2017, ku është qëlluar me armë zjarri automjeti tip Mercedes Benz ML, në përdorim të shtetasit P. P., në bashkëpunim me të pandehurit Sokol Xhura dhe Ermond Jamaku, parashikuar nga nenit 317, 25 të Kodit Penal.
  6. “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, lidhur me ngjarjen e datës 15.09.2017, në për futjen e sendeve të kundërligjshme (arma pistoletë, lënda narkotike-heroinë, kallëpi i tritolit dhe granata) në banesën e shtetasit E. S., në bashkëpunim me të pandehurit Sokol Xhura dhe Ermond Jamaku, të parashikuara nga nenet 278/1, 25 dhe 283/2 të Kodit Penal.
  7. “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për sigurimin, magazinimin, modifikimin dhe rregullimin me qëllim shitjen, kundrejt fitimit të armëve dhe pjesëve të tyre dhe gjetjes së tyre në sasi mjaft të mëdha në ambjentet në zotërim të të pandehurve Sokol Xhura dhe Akil Kulla, sipas paragrafëve 6, 7 dhe 8 të nenit 278, të kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të Struktuar Kriminal”, me të pandehurit Sokol Xhura dhe Akil Kulla, të parashikuara nga nenet 278/6, 278/7, 278/8, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
  8. Ermond Jamaku, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:
  9. “Vrasjes me paramendim” për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Gj. M., ndodhur në datë 09.02.2021, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit Gjergj Cukali, Enver Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, si dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupit të Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
  10. “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë, për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. B., datë 10.2019, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit Blendi Deda, Flor Abazi, Paris Prenga, Enver Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Grupi i Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
  11. “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, lidhur me ngjarjen e datës 15.09.2017, në për futjen e sendeve të kundërligjshme (arma pistoletë, lënda narkotike-heroinë, kallëpi i tritolit dhe granata) në banesën e shtetasit E. S., në bashkëpunim me të pandehurit Sokol Xhura dhe Enver Jamaku parashikuara nga nenet 278/1, 25 dhe 283/2 të Kodit Penal.
  12. Blendi Deda, i akuzuar për kryerjen e veprave penale“Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë, për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. B., datë 10.2019, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit Enver Jamaku, Flor Abazi, Paris Prenga, Ermond Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Grupit të Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
  13. Paris (Bledar) Prenga, i akuzuar për kryerjen e veprave penale“Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë, për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. B., datë 10.2019, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të hetuarit Blendi Deda, Flor Abazi, Enver Jamaku, Ermond Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Grupit të Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
  14. Flor Abazi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme :
  15. “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë, për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. B., datë 10.2019, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit Blendi Deda, Paris (Bledar) Prenga, Enver Jamaku, Ermond Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Grupit të Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
  16. “Prodhimit dhe mbatjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, për sasinë prej 7,641gr lëndë narkotike kokainë.
  17. “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal, për mbajtjen e shkopit metalik, i cili plotëson kushtet e armës së ftohtë, goditëse dërmuese pa teh.
  18. “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në banesë, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal, për mbajtjen pa leje të 16 fishekëve 9mm, të cilët janë në gjëndje të rregullt teknike.
  19. Sokol Xhura, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:
  20. “Kanosjes së gjyqtarit”, të datës 09.2017, ku është qëlluar me armë zjarri automjeti tip Mercedes Benz ML, në përdorim të shtetasit P. P., në bashkëpunim me të pandehurit Enver dhe Ermond Jamaku, parashikuar nga nenit 317, 25 të Kodit Penal.
  21. “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, lidhur me ngjarjen e datës 15.09.2017, për futjen e sendeve të kundërligjshme (arma pistoletë, lënda narkotike-heroinë, kallëpi i tritolit dhe granata) në banesën e shtetasit E. S., në bashkëpunim me të pandehurit Enver dhe Ermond Jamaku parashikuara nga nenet 278/1, 25 dhe 283/2 të Kodit Penal.
  22. “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për sigurimin, magazinimin, modifikimin dhe rregullimin me qëllim shitjen, kundrejt fitimit të armëve dhe pjesëve të tyre dhe gjetjes së tyre në sasi mjaft të mëdha në ambjentet në zotërim të tij dhe të Akil Kulla, sipas paragrafëve 6, 7 dhe 8 të nenit 278, të kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të Struktuar Kriminal”, me të pandehurit Enver Jamaku, Akil Kulla, të parashikuara nga nenet 278/6, 278/7, 278/8, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
  23. “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal, për mbajtjen e shkopit metalik, i cili plotëson kushtet e armës së ftohtë, goditëse dërmuese pa teh.
  24. Akil Kulla, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:
  25. “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për sigurimin, magazinimin, modifikimin dhe rregullimin me qëllim shitjen, kundrejt fitimit të armëve dhe pjesëve të tyre dhe gjetjes së tyre në sasi mjaft të mëdha në ambjentet në zotërim të tij dhe të pandehurit Sokol Xhura, sipas paragrafëve 6, 7 dhe 8 të nenit 278, të kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të Struktuar Kriminal”, me të pandehurit Enver Jamaku dhe Sokol Xhura, të parashikuara nga nenet 278/6, 278/7, 278/8, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
  26. “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal, për mbajtjen e dy thikave të cilat plotësojnë kushtet e armëve së ftohta, prerëse me tel.
  27. Algert Hysa, i akuzuar për kryerjen e veprës penale“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për mbajtje të municionit dhe armëve në banesë, të parashikuara nga neni 278/3 dhe 4 të Kodit Penal.
  28. Arben Sufa, i akuzuar për kryerjen e veprës penale“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në banesë dhe për faktin e modifikimit të pjesëve në zotërim të tij, të parashikuara nga neni 278/4, 8 të Kodit Penal.
  29. Bujar Jaupi, i akzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:
  30. “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, sipas paragrafit 4 të nenit 278, të K.Penal
  31. “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal, për mbajtjen e thikave artizanale, të cilat plotësojnë kushtet e armës së ftohtë, me teh.
  32. Petrit Shera, i akzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:
  33. “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të municionit në banesë, të parashikuara nga neni 278/3 të K.Penal.
  34. “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal, për mbajtjen e shkopit metalik, i cili plotëson kushtet e armës së ftohtë, goditëse dërmuese pa teh.

Ndërkohë për mungesë provash është kërkuar pushimi i hetimeve ndaj personave nën hetim Festim Mustafa dhe Klodian Kulla

 

Tags: Gjergj Cukalinehat kullaSPAK

JU SUGJEROJME

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
Economi

Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension

29/03/2023
Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë
Kryesore

Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë

28/03/2023
Next Post
Guvernatori i Luhansk: Rusët u përpoqën të kalonin lumin tre herë

Guvernatori i Luhansk: Rusët u përpoqën të kalonin lumin tre herë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë
  • Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In