Arkiva 2

SPAK kërkoi 12 vite burg, sot pritet vendimi për Saimir Tahirin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:24 - 24/06/20 |
mapo.al

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të japë sot vendimin lidhur me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.


Në seancën e fundit, e cila zgjati 6 orë, SPAK kërkoi dënimin me 12 vite burg për ish-ministrin, ndërsa Tahiri kërkoi pafajësi. Ndërkohë edhe për Jaeld Çelën, SPAK ka kërkuar dënimin po me 12 vite burg.


Saimir Tahiri është akuzuar si i dyshuar për lidhje me grupin “Habilaj” që merrej me trafik droge drejt Italisë dhe se i krijonte lehtësi grupit në aktivitetin kriminal.


Ish-ministri u shpall fajtor dhe u dënua në shkallën e parë, vetëm për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, duke u akuzuar se nuk kishte marrë masa për parandalimin e kanabizimit të vendit dhe nën akuzën e përfshirjes së efektivëve të policisë në këtë aktivitet kriminal.


“Jam i vetmi që lashë mandatin për t’u përballuar si qytetar i thjeshtë me drejtësinë. Besoj te drejtësia, por nuk ka rëndësi për mua nëse do të vijë drejtësia nga gjykata apo është drejtësia që besoj unë.

Para të gjithëve jam super i bindur që kam bërë në çdo hap të punës sime gjënë e duhur, jo më për akuzat e prokurorisë, por edhe të gjykatës të shpërdorimit të detyrës, e kam bërë më mirë se ata që ishin dhe ata që janë.

Vendimin do ta pranoj pa asnjë diskutim, sa të drejtë, do shoh vendimin dhe do flas”, tha Tahiri pas seancës së mbajtur dy javë më parë.

Ndërkohë, trupi gjykues ka pasur një ndryshim, pasi gjyqtarja Nure Dreni nuk arriti të kalojë Vetting-un. Ajo u zëvendësua nga gjyqtari Dhimitër Lara. Ndoshta zëvendësimi i gjyqtares mund të jetë një arsye që seanca e sotme në Apel të shtyhet.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas