Kronika

SPAK kërkon 2 vite burg për Adriatik Llallën, 5 vite përjashtim nga funksionet publike














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:39 - 19/03/21 |
mapo.al

SPAK kërkon 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, duke zbritur 1/3 nga gjykimi shkurtuar mbetet 1.4 vite burg.






SPAK ka kërkuar edhe përjashtimin me 5 vite të Adriatik Llallës nga funksionet publike.


Ai akuzohet për veprat penale, Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim në tre raste.





Adriatik Llalla u hetua për disa vepra penale, përfshirë edhe pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.



Në dhjetor të vitit të kaluar, GJKKO vendosi sekuestrimin e 5 pasurive të paluajtshme të ish-kryeprokurorit. Vendimi u mor pas një kërkese të Prokurorisë së Posaçme, e cila po heton ish-kryeprokurorin për ligjshmërinë e pasurisë, në kuadër të ligjit anti-mafia.

Lexo edhe :  Rihapja e hetimeve për Gërdecin, Fatmir Mediu: SPAK po përdoret politikisht

Gjykata Speciale ka sekuestruar një apartament banimi në Durrës me sipërfaqe 67.2 m2, tokë arë me sipërfaqe 4.5 mijë m2, tokë arë me sipërfaqe 12 mijë m2 në Tiranë, tokë arë me sipërfaqe 3 mijë m2 në Tiranë si dhe një tjetër tokë arë, me sipërfaqe 2.2 mijë m2 ndodhur në Tiranë, që të gjithë në pronësi të Adriatik Llallës.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas