Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për ish-prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Pretenca e dhënë nga SPAK, kërkon 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, si dhe përjashtimin me 5 vite nga funksionet publike.
Gjykata ka caktuar datën 20 maj seancën për të dhënë vendimin. Gjykata do të vendosë nëse do të pranojë pretencën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për Llallën.
Llalla akuzohet për disa veprat penale që përfshijnë “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” në tre raste.