Aktualitet

SPAK kërkon futjen në regjimin “41 bis” 8 bosët e krimit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:59 - 16/07/20 |
mapo.al

Kreu i Prokurorisë Speciale Anti-Korrupsion ka dorëzuar në Ministrinë e drejtësisë 8 kërkesa për izolimin e personave më famëkeq të botës së krimit në vend.


Drejtori i burgjeve Agim Ismaili deklaroi dje se asnjë i burgosur nuk është futur në këtë regjim.


Kërkesa e kreut të SPAK u bë 4 muaj përpara, në kuadër të ligjit për regjimin e posaçëm 108/2018 i njohur edhe si “41-bis”, në fuqi prej 30 janarit 2019.


Referuar legjislacionit në fuqi, vendimmarrja i takon Ministrit të Drejtësisë pasi nuk janë të përcaktuara afate.


Ministrja e Drejtësisë vendos pasi mbledh informacion nga institucionet e vuajtjes së dënimit. Burgjet i referojnë informacion SPAK-ut e më pas kjo prokurori ia përcjell Ministrisë vendimin.

Tetë kërkesat janë për të dënuar të cilët janë në burgje si pjesë të grupeve kriminale të drogës, prostitucionit dhe vrasjeve.

Në regjimin “41 bis” nuk lejohet telefoni, monitorimi bëhet 24 orë me kamera, nuk lejohet televizori, i burgosuri është i izoluar nga të tjerët dhe nuk lejohen takimet.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas