Aktualitet

SPAK mësyn Gjykatën e Krujës – Në pranga gjyqtarë, avokatë dhe bashkëpunëtorë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:20 - 11/02/21 |
mapo.al

Një aksion policor me urdhër të SPAK, është zhvilluar këtë të enjte në Gjykatën e Krujës, ku si pasojë janë arrestuar një pjesë e anëtarëve të këtij institucioni.





Burime për Mapo bëjnë me dije se në pranga kanë rënë 10 gjyqtarë, avokatë e bashkëpunëtorë. Mes tyre, gjyqtarja famëkeqe Enkelejda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku, i njohur si bashkëpunëtori i ngushtë i Hoxhës, si dhe kryesekretarja e gjykatës Emanuela Mallkuçi.


Sipas burimeve, bëhet fjalë për një skemë të mirëorganizuar korrupsioni; dyshohet se gjyqtarët kanë marrë para kundrejt vendimeve të dhëna, kryesisht vendime për liri me kusht për emra të njohur të botës së krimit.




SPAK ka nisur kontrollet nëpër banesat e të arrestuarve, pasi mendohet se në to mund të gjenden prova materiale. Oficerët e SPAK gjithashtu kanë sekuestruar dosjet që kishte në shqyrtim gjyqtarja Hoxha.

Lexo edhe :  Skandali i të dhënave, SPAK dhe GJKKO kërkojnë sekuestrimin e Lapsit (Dok)

Hetimet kanë nisur prej disa muajsh. Sipas gazetares Klodiana Lala, janë vëzhguar dhe përgjuar disa nga emrat e përfshirë, në fokus gjyqtarë dhe prokurorë.


“Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar po ashtu shkarkimin e prokurorit Bujar Memia, që sipas ILD-së favorizonte lirimin me kusht të personave të njohur të botës së krimit”, – komunikoi Lala.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas