Aktualitet

SPAK në përfundim të hetimeve për uniformat, 9 zyrtarët merren të pandehur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:51 - 23/09/21 |
mapo.al

Prokuroria e Posaçme është në përfundim të hetimeve për tenderin e uniformave të policisë ku pritet të marrë të pandehur zyrtarët dhe ish-zyrtarët e ministrisë së brendshme.






Burime bëjnë me dije se personat e arrestuar për tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë do të përballen me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.


Përveç personave të arrestuar mësohet se edhe Aurora Mulla që ka mbajtur postin e inxhinieres së tekstileve në Policinë e Shtetit është marrë nën hetim.







Zyrtarët dhe ish-zyrtarët u arrestuan në korrik të këtij viti, pasi akuzohen se kanë shkelur rregullat e prokurimit publik, barazinë në tenderë dhe i kanë shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit.



Në pranga janë vënë ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari, që u shkarkua nga ky post pak javë para se të kryhej arrestimi.

Lexo edhe :  SPAK i kërkon Policisë së Shtetit arrestimin e Adriatik Llallës


Të njëjtin fat kanë pasur dhe katër anëtarët e Njësisë së prokurimit Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani, dhe Anisa Bogdani si dhe katër anëtarët e tjerë të Komisionit të vlerësimit të ofertave Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, dhe Gëzim Minga.

Nga hetimet e SPAK rezulton se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar sasinë e uniformave, që do të merrnin, por nuk kanë ndryshuar çmimin e tenderit prej 2.8 miliardë lekësh në dokumente.

5


Etiketa: , , ,

Pas