Aktualitet

SPAK rrëzon OFL-në, hiqet sekuestroja për një banesë në Shkodër





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:42 - 24/02/20 |
mapo.al

SPAK rrëzon për herë të parë OFL-në duke hequr sekuestron për një banesë të sekuestruar në kushtet e emergjencës. Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka hequr masën e sekuestros të vendosur të kushtet e emergjencë për një banesë njëkatëshe në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër, e cila ndodhet në emër të Aldo Manishtës. Sipas SPAK banesa njëkatëshe e Aldo Manishtës është sekuestruar në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ dhe nuk ka ardhur si rezultat i parave të krimit.


Nga të gjitha pronat e sekuestruara deri më tani nga operacioni ‘Forca e Ligjit’ kjo është prona e parë që SPAK e heq nga lista dhe nuk e çon atë për vendim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit. Vendimi i SPAK për anulimin e sekuestros ndaj shtëpisë së mikut të Doçajve u mor më 22 shkurt, ndërsa sekuestrimi i pronës së Manishtës është bërë nga OFL me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu më datë 4 shkurt.



Aldo Manishta është i shpallur në kërkim nga policia si pjesë e bashkëpunëtorëve për rrëmbimin, vrasjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës.


Në lidhje me pasuritë e tjera të sekuestruara nga OFL, SPAK ka dorëzuar formularin për miratim në Gjykatën e Posaçme. Konkretisht pas pasurive të Hajrave, SPAK ka miratuar sekuestrot e bëra nga OFL në Shkodër dhe Saimir Taullaun në Lushnje duke dorëzuar formularin në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për miratim sekuestroje për pasuritë e mëposhtme :

-Ndërtesë katër kate me pishinë, e ndodhur në Shkodër.

-Automjeti, marka “Jeep”, vit i prodhimit 2008.

-Automjet, marka “Audi A8”.

-Pasuria, me sipërfaqe 700 m2, nga të cilat truall nën objekt 478 m2, godinë ekonomike 2 kate dhe ambiente shërbimi (Shoqëria “SABA-Taullau 3” shpk), e ndodhur në Lushnjë.

-Pasuria me sipërfaqe 595 m2, nga të cilat truall nën objekt 418.72 m2, godinë ekonomike 2 (dy) kate, karburant dhe ambiente shërbimi, e ndodhur në Lushnjë.

-Pasuria me sipërfaqe 235 m2, nga të cilat truall nën objekt 104.7 m2, godinë banimi 2 (dy) kate, e ndodhur në Lushnjë.

-Pasuria me sipërfaqe 465 m2, nga të cilat truall nën objekt 155 m2, godinë ekonomike 1(një) kat dhe podrum, e ndodhur në Lushnjë.

-Automjet tip “Nisan Pathfinder”, ngjyrë gri.

-Automjeti tip “JEEP”, me ngjyrë të errët

Në lidhje me kërkesat e tjera të paraqitura për vlerësim nga Policia e Shtetit, vazhdojnë procedurat e vlerësimit nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.


Etiketa: , ,

Pas