Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi reagon pas asaj që ndodhi sot në landfillin e Sharrës, ku zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa dhe kreu i FRPD, Belind Këlliçi, u penguan të kryenin detyrën.
Sipas Bardhit, mafia e plehrave përdori sot punonjësit që janë për bukën e gojës për të fshehur të vërtetën, që, sipas tij, në atë vend po vidhen paratë e shqiptarëve.
“Ngjarja e sotme ne Sharre, ku Edi Rama dhe Erjon Veliaj nxorren punonjesit per te penguar opoziten te tregoje me fakte te verteten e vjedhjes se miliona eurove ne landfill eshte deshmia me qarte e aferes se tmerrshme korruptive qe duan te fshehin“, shkruan ndër të tjera numri dy i selisë blu.
Deklarata
Ngjarja e sotme ne Sharre, ku Edi Rama dhe Erjon Veliaj nxorren punonjesit per te penguar opoziten te tregoje me fakte te verteten e vjedhjes se miliona eurove ne landfill eshte deshmia me qarte e aferes se tmerrshme korruptive qe duan te fshehin. Mafia e plehrave perdori sot punonjesit qe jane per buken e gojes per te fshehur te verteten, qe ne ate vend po vidhen parate e shqiptareve.
Ashtu sic bene me ngjarjen e tmerrshme ku humbi jeten Ardit Gjoklaj, ngjarje per te cilen Erjon Veliaj duhet te ishte para drejtesise, edhe sot ata po mundohen te pengojne te verteten duke paguar e shantazhuar mediat qe te heshtin dhe duke perdorur punonjesit per te penguar publikimin e fakteve. Drejtesia duhet te veproje pa humbur kohe. SPAK duhet te zgjohet nga gjumi dhe ti tregoje shqiptareve se eshte i pavarur nga qeveria.
LEXO EDHE:
Denoncimi i PD: Punonjësit e landfillit të Sharrës na penguan të themi të vërtetën (VIDEO)