Aktualitet

SPAK te zyrat e Lapsi.al? Andi Bushati e mohon: I zoti i punës nuk di gjë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:36 - 13/04/21 |
mapo.al

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka nisur verifikimet pas publikimit të informacioneve lidhur me përdorimin e të dhënave konfidenciale të qytetarëve nga Partia Socialiste.






Në media u raportua se, SPAK ka zbarkuar mesditën e sotme zyrat e portalit Lapsi.al, për të sekuestruar serverin pas publikimit të disa prej të dhënave të database, ku ndodhen të dhënat e qytetarëve.


 







Ndërkohë, pas këtij lajmi i menjëhershëm ka qenë reagimi i analistit dhe njëherazi editori i Lapsi.al, Andi Bushati i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale thotë se një gjë e tillë është e pavërtetë, duke e mohuar kështu që SPAK të ketë sekuestruar serverin e të dhënave që disponon Lapsi.al, të jetë e vërtetë.



“Këta thonë prokuroria në zyrat e Lapsi.al. po i zoti i punës nuk di gjë. Mos ndoshta ka njeri andej nga zyrat e PS?“, shkruan Bushati.



 

Këta thonë prokuroria në zyrat e Lapsi.al. po i zoti i punës nuk di gjë. Mos ndoshta ka njeri andej nga zyrat e PS?

Posted by Andi Bushati on Tuesday, 13 April 2021

 

Lexo edhe :  "Rama 3", SPAK i përgjigjet Metës: Të pastër, asnjë nga ministrat nën hetim

 

 

Kreu i SPAK, Arben Kraja, deklaroi sot se kanë filluar verifikimet dhe do ketë përgjigje patjetër lidhur me akuzat e ngritura për të cilat ka dhe një padi të depozituar nga Partia Demokratike.

Më herët, SPAK i dërgoi shkresa institucioneve, mes tyre dhe PS-së për të vënë në dispozicion databasen që ata përdorin për votuesit e tyre, për të bërë verfikimin nëse janë të dhëna që janë marrë nga e-Albania.

Gjithashtu, SPAK do të sekuestrojë edhe serverin e e-Albania për të krahasuar të dhënat e publikuara nga Lapsi.al, me qëllim identifikimin e burimit ku janë marrë të dhënat personale të qytetarëve.

LEXO EDHE:

Skandali me e-Albania, SPAK i kërkon PS databasën e zgjedhësve

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas