Hetuesit e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) kanë zbarkuar ditën e sotme në zyrën vendore Arsimore të Dibrës dhe në Këshillin e Qarkut.
Nuk dihet ende se çfarë ka sjellë prokurorinë e posaçme në këto institucione teksa po vijon puna për verifikimin e disa dokumenteve.
Deri më tani bëhet e ditur se janë shoqëruar në komisariatin e Dibrës 3 zyrtarë, dy inspektorë të Zyrës Vendore Arsimore si dhe financieri i Këshilit të Qarkut.
Nuk dihet nëse këta persona kanë të njëjtën çështje të cilën po e heton SPAK apo janë çështje të ndryshme, ndërsa detaje të reja pritet të zbardhen në vijim.