Spanja e Luis Enriques është ekipi i parë që kualifikohet në gjysmëfinalen e Europianit.
1:1 i vuajtur deri në minutën e 120. Penalltitë ngrejnë në qiell Spanjën, pasi helvetët u treguan të pasaktë në tre 11-metërsha, kundrejt dy që gabuan tre herë fituesit e europianit. Rezultati i 11-metërshave ishte 2:1 për Spanjën.
Spanjollët e nisën vrullshëm ndeshjen dhe në minutën e tetë “furia e kuqe” kalon në avantazh pas autogolit të Zakaria-s.
Zvicra ka barazuar në minutën e 68-të me shqiptarin Xherdan Shaqiri.
Në të 77-ën, zviceranët kanë mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të kuq direkt të marrë nga Freuler.
Pavarësisht inferioritetit numerik, Zvicra arriti ta çojë sfidën me shtesë dhe të mbante gjallë ëndrrën, por fati nuk ishte me ta.
Spanja do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Belgjikë-Itali që luhet në orën 21:00.