Aktualitet

Spanja lejon udhëtimet nga Italia














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:20 - 19/05/20 |
mapo.al

Spanja ka vendosur që të lejojë udhëtimet ajrore dhe detare me Italinë, pasi kjo e fundit lehtësoi kufizimet.






Pavarësisht heqjes së ndalimit, udhëtarët nga Italia drejt Spanjës do të duhet që të vetëkarantinohen për 2 javë, njësoj si dhe personat e tjerë të huaj.


Megjithatë, sektori i turizmit do të duhet të presë deri në fund të muajit Qershor për të nisur aktivitetin.







Në Spanjë vazhdon të jetë në fuqi gjendja e emergjencës. Spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, me më shumë se 232 mijë të infektuar.




Të hënën, numri i vdekjeve ditore ra nën 100 persona për herë të parë që nga muaji Mars, konfirmoi Ministria spanjolle e Shëndetësisë.



Kryeministri Pedro Sanchez po përgatitet që t’i kërkojë Parlamentit të zgjasë deri në fund të Qershorit gjendjen e situatës së jashtëzakonshme.

Lexo edhe :  Mungesë të fuqisë punëtore, Italia do të hapë kufijtë për 80 mijë emigrantë
1


Etiketa: , , ,

Pas