Aktualitet

Spanja miraton vendimin historik: Pagë minimale për 850 mijë familje në nevojë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:30 - 29/05/20 |
mapo.al

Qeveria spanjolle ka miratuar gjatë së premtes prezantimin e një pakete “për të ardhura minimale jetike” të cilat do të shkojnë drejt 850 mijë familjeve në nevojë.


Kryeministri Pedro Sanchez, i cili vjen nga radhët e Partisë Socialiste, e përshkroi si një “masë historike”, duke shtuar se “një vend nuk mund të ketë prosperitet nëse lë jashtë një pjesë të popullsisë”.


Ai tha se kjo masë do të mbrojë “ata që po kalojnë periudhën më të vështirë, do të luftojë varfërinë si dhe në rimëkëmbjen ekonomike të vendit”.


Kush mund të përfitojë?


Familjet duhet të vërtetojnë se janë në gjendje të vështirë dhe të kenë të ardhura mujore nën 200 euro.

Po ashtu edhe emigrantët që jetojnë prej më shumë se një viti në Spanjë mund të aplikojnë.

Shuma e përftuar do të variojë nga 462 euro në 1 mijë euro në muaj, në varësi të kushteve familjare.

Spanja është ndër shtetet më të prekura nga COVID-19, me mbi 27 mijë viktima të raportuara, duke e renditur në vend të tretë në BE dhe e pesta në botë, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins.


Etiketa: ,

Pas