Aktualitet

Spanja nuk e fal Ukrainën, Gjermania ndalet në Zvicër, Serbia dhe Turqia paqe pa gola








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:05 - 06/09/20 |
mapo.al

Liga e Kombeve ka dhuruar një tjetër mbrëmje spektakolare si dhe rezultate surprizë.


Në fakt, Spanja nuk surprizoi aspak pasi bëri detyrën ndaj Ukrainës, dhe madje me gola.


Ramos shënoi një dopietë që në pjesën e parë, kurse më pas radhën e kishin të rinjtë Ansu Fati dhe Ferran Torres për të vulosur rezultatin 4-0 në ”Alfredo Di Stefano”.



Gjermania befasisht u ndal në një barazim në Zvicër. ‘Panzerat’ gjermanë e filluan mirë me golin e Guendogan por Wildmer barazoi në pjesën e dytë.


Ndërkohë Rusia ka rrezikua shumë ndaj Hungarisë por në fund edhe pas avantazhit të trefishtë, mori 3 pikët pas një fitore 2-3 në Bukuresht.


Serbia dhe Turqia nuk e ‘ndezën’ dot derbin e Ballkanit duke zgjedhur të ndahen në një barazim pa gola në Beograd.

Lexo edhe :  Turqia kërcënon Greqinë: Nëse blini avionë, ju godasim me raketat ruse

Uellsi mposhti 1-0 Bullgarinë, kurse Finlanda surprizoi Irlandën në Dublin duke i marrë 3 pikë falë golit të Jensen.

Sa i përket grupit 3 në Ligën C, Greqia mposhti Kosovën 1-2 në Prishtinë, ndërsa Slovenia fitoi 1-0 ndaj Moldavisë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas