Aktualitet

Spanjë – Rita Ora shfaqet në librat shkollorë









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:39 - 21/01/21 |
mapo.al

Së fundmi po bën xhiron e rrjetit lajmi se Rita Ora duket ka përfunduar në librat shkollorë në Spanjë.



Një person ka zbuluar përmes një statusi në Twitter fotografinë e Ritës në librin e anglishtes për shkollën e mesme.


Në një faqe ku shkruhet për kohët e ardhme, shfaqet një imazh i këngëtares shqiptare kur ishte nxënëse e shkollës “Sylvya Young Thatre Schoool”, në Londër.




“Dikush të më konfirmojë nëse kjo është Rita Ora dhe të më shpjegojë se çfarë bën në një libër të anglishtes së Shkollë së Mesme”, -ka shkruar një spanjoll në Twitter.




Ky status është shpërndarë edhe nga nëna e këngëtares, Vera Ora në Instastory, duke mos e fshehur krenarin dhe lumturinë për të bijën.

Lexo edhe :  Rita Ora shkëlqen në Australi dhe përlotet pas koncertit: Më kishte marrë malli

rita.jpg

1


Etiketa: , ,

Pas