Aktualitet

Spanjë/ Shtëpia publike futet në karantinë me 86 klientë brenda, u zbulua një rast me koronavirus





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:47 - 04/03/20 |
mapo.al

Mbi 3 mijë të vdekur dhe mbi 90 mijë të infektuar është bilanci deri tani i përhapjes së koronavirusit. Ai ka prekur tashmë edhe Europën, Italinë më rëndë nga të gjitha vendet e tjera me mbi 100 të vdekur.


Në morinë e lajmeve për virusin vdekjeprurës, diçka në kufijtë e komikes ka ndodhur në Spanjë. Në një shtëpi publike në Valencia është konstatuar një rast me koronavirus dhe si rrjedhojë autoritetet menjëherë e kanë futur në karantinë.



Brenda ndodheshin 86 klientë të cilët gjithashtu u izoluan për disa ditë me radhë bashkë me prostitutat. Ishte një prej punonjësve të seksit ajo e cila kishte marrë koronavirusin, duke rezultuar pozitiv.


Megjithatë, pas analizave të personave të tjerë, asnjë prej tyre nuk rezultoi bartës i virusit, ndërsa rasti i vetëm aty u izolua menjëherë.

<
>
7faa63da-2286-4d7c-8af7-6c061b96cb6d (1) PDDORW6WBBBTPGMJKDVLRU7VII 5


Etiketa: ,

Pas