Aktualitet

Spanjë/ ‘Zgjedhjet elektorale’, Socialistët shpallen fitues














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:59 - 11/11/19 |
ro ot

Partia Socialiste spanjolle u shpall fituese e zgjedhjeve elektorale me në krye Pedro Sanchez. Ai ka planifikuar të paraqesë ditët në vijim planin për të nxjerrë vendin nga ngërçi politik.






Nga votimet e së dielës Partia Socialiste fitoi 120 vende në parlament, Partia e Popullit mori vendin e dytë me 88 vende dhe partia VOX që zuri vendin e tretë me 52 vende. Pjesëmarrja në votime duket se ka rënë ndjeshëm që nga zgjedhjet e muajit prill, nga 75.5% në 69.9% të popullsisë.


Ditën e sotme zëvendës kryeministrja Carmen Calvo deklaroi se Partia Socialiste ka përgatitur propozimin për të zgjidhur krizën politike në vend. Ajo gjithashtu deklaron se nëqoftëse dy partitë e tjera si Vox dhe Partia e Popullit do bashkëpunojnë me njëri-tjetrin atëherë ato do shndërrohen në pengesë për politikën e Spanjës.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e pjesshme/ Në kampin socialist duket se do të jetë beteja e grave






Në deklaratën e fitores, Sanchez premtoi se do të konsolidojë një qeveri të re dhe sa më shpejt. Ai i bëri thirrje kundërshtarëve të tij politik që mos ta pengojnë në rrugën e tij.




“Do t’ju kërkoja partive të tjera që të na ndihmojnë për të zgjidhur ngërçin politik”.



 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas