Spartak Braho pritet që të ulet sërish në parlament.
Pas dhënies së dorëheqjes së Saimir Tahirit, sipas Kodit Zgjedhor, mandati i kalon deputetit të radhës në renditjen e kandidatëve për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2017.
Duket se Braho, i cili aktualisht mban detyrën e lartë të këshilltarit të kryeministrit Rama, ka vendosur që t’i rikthehet jetës aktive politike.
Braho u largua një vit më parë nga LSI pas vendimit të kësaj të fundit për të mos bërë koalicion me PS, ndërkohë që Braho mbështeste idenë për vijimin e koalicionit të majtë.
Braho nuk mundi që të bëhet direkt deputet, por duket se kjo nuk ka vonuar shumë.