Kryesore

Spartak Braho pëson parainfarkt, mjekët e Durrësit e sjellin me urgjencë në Tiranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:51 - 30/06/18 |
mapo.al

Përfundon në spital me parainfarkt deputeti socialist Spartak Braho.






Burime për “Panorama” bëjnë me dije se deputeti një ditë më parë ka pasur dhimbje gjoksi, shtrëngim dhe probleme me frymëmarrjen.


Pas vizitës së parë të bërë nga mjekët e Durrësit, ai është dërguar në Tiranë, në një spital privat, ku i është nënshtruar vizitës nga mjekët kardiologë.







Ata konstatuan se Braho kishte pësuar parainfarkt dhe kanë thënë se ishte fat që u kap shpejt kjo gjendje.




Mësohet se kur ai ka shprehur shqetësime lidhur me gjendjen, familjarët dhe të afërmit i kanë thënë të nisej për kontroll mjekësor menjëherë.



Por duket se ai e ka neglizhuar, duke besuar se ishte nje gjë që kalonte vetë. Ka qenë ky insistim i të afërmve që parainfarkti u kap në kohë.

1


Etiketa: , ,

Pas