Aktualitet

Spartak Braho, “Qytetar Nderi” i Skraparit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:53 - 22/01/21 |
mapo.al

Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, merr titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Skraparit.





“Në vlerësim të veprimtarisë së tij të shquar si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura, si publicist dhe veprimtar i devotshëm shoqëror në mbrojtje të vlerave historike të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe të rënëve në këtë luftë, promovimit të vazhdueshëm të atdhetarizmit përmes lartësimit të figurave të shquara të Skraparit e më gjerë, si dhe traditave që i kanë dhënë nder dhe dinjitet në çdo kohë krahinës së Skraparit”.


Po sot kjo bashki i ka akorduar të njëjtin titull profesorit Xhaferr Ibro duke e cilësuar si një ndër kontribuesit më të rrallë në arsimimin e sa e sa brezave.




“Këshilli Bashkiak Skrapar, ka miratuar , në mbledhjen e orës 12:00 të kësaj të premte 22.01.2021 propozimin për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për z.Spartak Braho.


Unanimisht, këshilli miratoi këtë propozim. Po ashtu, në vota unanime, po sot u miratua edhe propozimi për dhënien e titullit “Qytetar Nderi”, edhe profesorin e nderuar Xhaferr Ibro (pas vdekjes), një ndër kontribuesit e rrallë në arsimimin e sa e sa brezave”, thuhet në njoftim.


1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas