Kryesore

Spartak Braho: Socialistët shkelën ligjin me dekretin e shkarkimit të Ditmir Bushatit





               Publikuar në : 12:32 - 29/01/19 |
mapo.al

Mazhoranca ka shkelur ligjin më votimin e dekretit të shkarkimit të Ditmir Bushatit.


Socialisti Spartak Braho, i cili abstenoi gjatë votimit, shpjegon veprimin e tij për A2 CNN.



“Ai dekret ishte antikushtetues, edhe për faktin që erdhi 3-4 ditë me vonesë. Ai dekret kishte rënë, për çfarë do të votoja? Juristi ndjek logjikën dhe unë abstenova. Me logjikën time, deputetët e tjerë kanë shkelur ligjin”, tha Braho.


I pyetur nëse e mbështet padinë e Kryeministrit Rama ndaj Presidentit Meta për shkelje të Kushtetutës me mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, Braho shtoi: “Duhet lexuar më parë padia, nuk mund të shprehem pa e lexuar atë padi”.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas