Aktualitet

Spektakël në derbin Partizani-Tirana, bardheblutë shpëtojnë në fund





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 00:20 - 11/07/20 |
mapo.al

Partizani flirtoi me fitoren në derbin kundër Tiranës, por në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-1.


Një ndeshje që nuk dhuroi shumë cilësi në fushën e lojës dhe ishte mjaft e pazakontë, pasi 5 futbollistë të “Demave” janë me COVID-19, ndërsa Adolfo Sormani nuk pranoi të drejtonte skuadrën nga stoli.


Pjesa e parë pati vetëm dyluftime të ashpra në fushën e blertë, por mungoi goli. Pjesa e dytë nisi me ritëm tjetër dhe me më shumë raste drejt portave kundërshtare.


Ekipi vendas gjeti rrjetën me Cordeiron. Braziliani shënoi në minutën e 76′ pas një gabimi në mbrojtje të bardhebluve.


Kur mendohej se gjithçka do të mbyllej në favor të “Demave”, Muçi vendosi baraspeshën në të 90’+2′.

Një rrjetë që mund të vendosë shumë në fund të sezonit. 24 herë kampionët e vendit vazhdojnë me rezultate pozitive në derbi dhe mbajnë kryesimin.



CLOSE
CLOSE
Pas