fbpx

ShowBizz

Spektakli/ Debati për ‘asetet’ e Rashelit vijon 3 javë më pas






               Publikuar në : 18:57 - 19/10/18 |
mapo.al

“Asetet” e fundshpinës së Rashel Kolanecit, vazhdojnë të jenë objekt debati mes balerinëve, edhe pse kanë kaluar disa javë nga polemika që shpërtheu në mbrëmjen e spektaklit “Dance With Me”, në natën e tretë. Performanca e çiftit Rashel Kolaneci dhe Seldi, atë natë ngjalli jo pak debate në sallë dhe “shkak” u bënë asetet e konkurentes seksi.


Balerini i njohur Klejdi Kadiu, njëherësh edhe kreu i jurisë së spektaklit, nuk vlerësoi performancën duke u shprehur se, nëqoftëse nuk do të ishin motorrët dhe muzika, Rasheli nuk do të kishte shkëlqyer gjatë kërcimit.



Por reagimi i balerinit profesionist Graciano Tagani, ishte i menjëhershëm në mbrojtje të partneres. Ai u shpreh se, komentet për Rashelin janë gjithmonë të vrazhda në krahasim me konkurentët e tjerë, duke rreplikuar pas komentit të Kadiut.

Ai madje përmendi edhe faktin që nuk duhet harruar se, Rasheli dhe Seldi janë amator, por këtë debat Graciano e vijoi edhe në studion e emisionit “Fun Day”, me moderatore Fatma Methasani.

Ai tregoi se, tashmë nuk janë në konflikt dhe flasin me Klejdi Kadiun, por nuk i pëlqeu paragjykimi që u bë ndaj Rashelit, ku e gjykonin si “vulgare” apo “pa force”. Sipas Gracianos, gjërat janë të ndara dhe nuk mund të bëjë Rasheli si “grua zonjë”, pasi pika e fortë e saj janë pikërisht “asetet” seksi që ka./Mapo.al/


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas