Përflitej që edhe Modriç do të ishte pjesë e revolucionit të Zinedine Zidane, por mesa duket do ndodhë e kundërta. Kroati me shumë mundësi do ta rinovojë kontratën te madrilenët. “Marca” ka bërë të ditur ditën e djeshme se Modriç do të jetë pjesë e Real Madridit deri në qershor të vitit 2021. Mësohet se zyrtarizimi i rinovimit të kontratës do të bëhet në fund të këtij muaji. Modriç, kishte kontratë me Real Madrid deri në vitin 2020. Ai këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tetë herë në 46 ndeshje në të gjitha garat.