Zgjat vetëm pak minuta liria e të riut që i vendosi zjarrin drejtorisë Arsimore në Fier ditën e sotme.
Ai është I. A. 33 vjeç nga Fieri.
Policia nuk sqaron arsyet, por thekson se për motive të dobëta, i riu i ka vënë zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me benzinë.
Pak minuta pas ngjarjes ai është identifikuar dhe arrestuar.
Njoftimi i policisë:
Fier
Zbardhet ngjarja e ndodhur sot në Drejtorinë Arsimore Fier.
Kapet në kohë rekord autori i cili i vuri zjarrin në katin e dytë të DAR Fier.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, falë punës së mirëorganizuar dhe veprimeve të shpejta profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen në kohë rekord të autorit të kësaj ngjarje, i cili për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë).
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier autori, shtetasi I. A., 33 vjeç, banues në Fier, dhe po kryhen veprimet procedurale.
LEXO EDHE:
Zjarr në Drejtorinë Arsimore të Fierit, përfshihet nga flakët kati i dytë