Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh se javën e ardhshme PS do depozitojë në kërkesën për shkarkimin e Edi Palokës nga nënkryetar i Kuvendit.
Deklarata e Ballës u bë pasi Paloka spërkati me bojë kryeministrin Edi Rama. Në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Balla tha se veprimi i Palokës është i turpshëm.
“Gjithçka u bë në një seancë solemne si është momenti i votimit të marrëveshjes për anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe në prezencën e një miku të vyer jo se është kryetari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut por se është personalitet i rëndësishëm i shqiptarësisë. Berisha ia ka marrë dorën që çadrën ta bëjë pistoletë dhe shiringën ta bëjë stilograf. Të bëhen hetimet për turpin që kreu nënkryetari i Kuvendit. Më lejoni t’u them se grupi i PS nuk duron më që nënkryetari i Kuvendit të jetë Edi Paloka dhe në seancën e ardhshme do depozitojmë kërkesën për shkarkimin”, u shpreh Balla.
Lexo edhe:
Tensione në Kuvend/ Paloka spërkat me bojë në fytyrë Ramën
FOTO LAJM: Shihni reagimin e Ramës pasi u spërkat me bojë nga Paloka
/Gazeta Mapo/