Friday, June 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Spinaqi, lëpjeta dhe rukola, perimet që shpëtojnë mëlçinë

by mapo.al
19/01/2022
in Kryesore, Shëndeti
0

Një studim i ri ka zbuluar një substancë të pranishme te lakra dhe spinaqi e cila ndihmon në parandalimin e dhjamosjes së mëlçisë.

Mëlçia e dhjamosur është një problem i vërtetë i ardhur si shkak i abuzimit me ushqimin dhe alkoolin. Mëlçia e dhjamosur është grumbullimi i yndyrave në qelizat e mëlçisë. Për mëlçinë është normale të përmbajë disa yndyra por kur sasia e tyre është më shumë se 5-10% e peshës së saj, atëherë mëlçia quhet e dhjamosur. Sikurse shpjegojnë mjekët, nëse problemet me mëlçinë kapen në faza fillestare mund të trajtohen përmes ushqimit. Por nëse neglizhohet gjendja shëndetësore e mëlçisë përkeqësohet me pasoja të rrezikshme. Duhet patur kujdes veçanërisht sepse dhjamosja e mëlçinë është pa simptoma dhe kuptohet që është keq kur situata është rënduar goxha.



Studimi

Studimi i zhvilluar nga Instituti Karolinska në Suedi ka evidentuar se si nitrati inorganik i pranishëm te gjethet e perimeve jeshile, redukton akumulimin e dhjamit në mëlçi. Grupi i studiuesve i udhëhequr nga profesor Mattias Carlström shtoi nitrat inorganik në një dietë të pasur me yndyra dhe sheqerna si ajo që çon në mëlçinë yndyrore. Çuditërisht, futja e nitratit inorganik uli ndjeshëm përqindjen e yndyrës në mëlçi. Tensioni i gjakut ulet gjithashtu dhe ndjeshmëria e insulinës përmirësohet. Disa studime të mëparshme kanë treguar tashmë se shtimi i dietës së nitrateve inorganike çdo ditë përmirëson metabolizmin qelizor. Është e domosdoshme të konsultohen studime më të thelluara që të studiojnë rëndësinë e nitratit në parandalimin e dhjamosjes së mëlçisë.

Organi

Mëlçia kryen shumë funksione të rëndësishme ku përfshihen: shpërbërja e ushqimeve, ruajtjen rezervave të vitaminave, hekurit dhe mineraleve të tjera të rëndësishme për trupin, prodhon proteinat, prodhon lëngjet biliare për tretjen e ushqimeve, shpërbërjen e shumë produkteve përfshirë ilaçet, alkoolin dhe shumë helme.

Shkaqet

Janë një sërë situatash të ndryshme, ilaçe dhe lëndë toksike (helmuese) që shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë. Ngrënia e ushqimeve hiperkalorike shkakton depozitim të yndyrave në mëlçi. Situata të caktuara siç janë: obeziteti, diabeti dhe trigliceridet e larta shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë. Pacientët më të rriskuar për të bërë dhjamosje të mëlçisë janë ata me moshë të mesme dhe me mbipeshë.

Shkaqet e mëlçisë së dhjamosur

Sipas studimit, mëlçinë e dhjamosur e shkakton: përdorimi i tepërt i alkoolit, kequshqyerja, përdorimi i steroideve, toksiciteti nga acidi valporik, obeziteti, sindroma cushing, helmet, marrja e tetraciklinës në doza të larta, shtatzënia, diabeti, hiperlipidemia, humbje e shpejtë në peshë. Por ndodh që disa njerëz bëjnë dhjamosje të mëlçisë pa patur asnjë nga situatat e sipërpërmendura.

Shenjat

Mëlçia e dhjamosur mund të diagnostikohet me analiza gjaku dhe gjithashtu me biopsi të mëlçisë. Është një nga arsyet më të shpeshta për një rritje të lehtë të niveleve të enzimave të mëlçisë. Imazhe speciale të marra prej ekos, skanerit, rezonancës magnetike mund të sugjerojnë për dhjamosje të mëlçisë por biopsia është e nevojshme për ta konfirmuar atë. Biopsia është teknika e marrjes së disa qelizave prej mëlçisë, procedurë e cila kryhet me age të veçantë. Më pas qelizat e marra ekzaminohen me mikroskop nga mjeku specialist.

Ecuria

Mëlçia e dhjamosur mund të mos shkaktojë dëmtime ose mund të çojë në infeksione të mëlçisë. Kjo situatë quhet steatohepatitis. Kur është e lidhur me abuzimin me alkool quhet steatohepatitis alkoolik. Shpesh nuk është e lidhur me alkoolin dhe quhet steatohepatitis joalkoolik (NASH në anglisht). Me kalimin e kohës mëlçia dëmtohet rëndë, kjo situatë quhet cirroza. Cirroza hepatike është një situatë serioze që çon në mosfunksionim të mëlçisë. Steatohepatitis jo alkoolik është një ndër shkaqet e cirrozës hepatike.

Dieta ushqimore 

Dieta ushqimore është thelbësore, duke qenë se nuk ka trajtime mjekësore ose kirurgjikale për mëlçinë e dhjamosur ose steatohepatitin joalkoolik (NASH). Ndaj dhe përmirësimi i dietës dhe rritja e aktivitetit fizik mund t’ju ndihmojnë në parandalimin ose kthimin në normë të disa dëmtimeve.

Konkretisht ja çfarë duhet të hani:

  • shmangni ushqimet yndyrore; 
  • shmangni alkoolin dhe sheqerin;
  • përpiquni të kuptoni nëse trupi juaj po vuan nga mungesa e vitaminës B12;
  • shmangi yndyra shtazore, duke përfshirë gjalpë dhe qumësht, duhet të përdoren në mënyrë të kufizuar; 
  • duhet kufizuar konsumimi i mishit të kuq, margarinës, alkoolit dhe ëmbëlsirave;
  • të konsumohen më së shumti yndyra me origjinë bimore, në krahasim me ato shtazore, edhe ato duhen përdorur me kujdes; 
  • për të pastruar mëlçinë e dhjamosur këshillohet të zëvendësohet mishi me peshkun dhe perimet.
Tags: kujdesilëpjetamëlçiaRukolaspinaqi

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

31/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
Flet mjekja: Shenjat që sinjalizojnë gurë në tëmth, dy metodat e trajtimit

Flet mjekja: Shenjat që sinjalizojnë gurë në tëmth, dy metodat e trajtimit

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In